Balotelli zbulon monedhën e florinjtë që i dha Moratti, domethënia e saj e pabesueshme

0

Në një intervistë të gjatë dhënë për “Dazn”, Mario Balotelli riktheu vitet e tij të hershme të karrierës, duke bërë një pasqyrë të momenteve më të mira: “Jam i lumtur me karrierën time, kam fituar gjithçka në nivel klubi. Diçka më mungon me kombëtaren, është diçka për të cilën mund të pendohem. Sidoqoftë, shpresoj të mos jetë vonë”.

Sulmuesi kontravers zbulon edhe momentin më të mirë të karrierës: “Europiani, pa dyshim. Do të bëja debutimin tim. Festa me Gjermaninë? Isha pak më i hollë, tani jam më i shëndoshë. Nëse humbas edhe një kg, jam perfekt (qesh)”.

SuperMario përulet para trajnerit Mancini: “Në karrierën time është ai që më bëri të luaja me Interin. Ai kishte një situatë me Ibrën, që nuk ishte shumë e mirë. Po ashtu me Adrianon, që ishte dhe ndonjëherë nuk ishte aty. Kishte dhe Cruz, Crespo. Asnjë trajner nuk do ta kishte bërë atë, duke më aktivizuar mua mes tërë atyre sulmuesish të shquar”.

Më tej, Mario zbulon një sekret me ish-presidentin historic zikaltër, Massimo Moratti: “Do të kisha dashur të isha bërë një flamur i Interit, kisha folur me Morattin për këtë, por ky ishte fati. Moratti është i paarritshëm.

Më dha një monedhë floriri dhe aty për aty thashë me vete: Çfarë është kjo? Nuk e kuptova, shkova në dhomat e zhveshjes dhe ia tregova Materazzi-t. Ai më tha se presidenti ia kishte dhënë atë monedhë edhe Ronaldos, Recobës, Adrianos, Ibrës.

Aty kuptova se çfarë do të thoshte dhe kjo gjë më mbeti në mendje përgjithmonë. Ai është i paarritshëm, si njeri dhe si president. E kam atë monedhë edhe sot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu