Banda frymore “Afërdita” solli premierën e saj për publikun elbasanas me një koncert të pasur në Teatrin “Skampa”, ku u interpretuan pjesë të njohura shqiptare dhe të huaja nën drejtimin e dirigjentëve Emin Palluqi dhe Antonio Pine. Aktiviteti, që mblodhi artdashës dhe përfaqësues të institucioneve kulturore, u vlerësua si një ngjarje e rëndësishme artistike për qytetin.
Artistët që i dhanë jetë koncertit theksuan rëndësinë e organizimeve të tilla kulturore, më shpesh, si një mundësi për të afruar publikun me muzikën, dhe për të pasuruar jetën artistike të qytetit.
Në shenjë vlerësimi për kontributin e gjatë në drejtimin e bandës “Afërdita” dhe në zhvillimin e jetës muzikore në Elbasan, Teatri “Skampa” i dorëzoi dirigjentit Emin Palluqi një çertifikatë mirënjohjeje, duke nënvizuar rolin e tij të veçantë në edukimin muzikor të brezave dhe në mbajtjen gjallë të traditës frymore.
Infoweb Media





