Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit ende ka familje që jetojnë në kushte cnjerëzore. E tillë është familja Haskurti në Bixëlle të Elbasanit. Pasi tërmeti i “shkërmoqi” banesën e mocme 7 anëtarët I ngrysin ditët në rrënojat e shtëpisë së dëmtuar. Kryefamiljarja thotë se vlerësuesit e dëmeve kanë bërë dokumentat përkatës ku kanë vlersuar banesën me vlerë 30 miljon të vjetra dhe duke e kompensuar 50% të dëmit pra familja Haskurti duhet të merte 15 miljon lekë shpërblim si dhe bonus qeraje , e cili sipas gruas kurrë nuk e kanë marrë. Dhurata Haskurti tregon kalvarin e përpjekjeve në institucione dhe përgjigjen që ka marrë prej tyre.
7 anëtarët e familjes Haskurti , përfshirë një fëmijë të mitur detyrohet të jetojnë në këtë banesë pavarësisht se rrezikon ti zërë brenda. Me nisjen e shirave jetesa është bërë më e vështirë. Në këto kushte gruaja apelon për ndihmë.
Dy dimra të kaluar në këtë banesë nuk kanë qënë aspak të lehtë, ndërsa në zonë dimri bën I ashpër. Me gjasë edhe ky I këtij viti do të jetë I ftoht dhe I lagësh për familjen Haskurti e cila kërkon ndihmë.