Banesa në Berat përfshihet nga flakët, shkrumbohet plotësisht kuzhina

0

Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha të Beratit.

Familjarët e kanë pikasur flakën dhe menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit.

Dy grupe shërbimi me katër punonjës zjarrfikës u nisën drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë, flakët u lokalizuan dhe u shuan brenda një kohe të shkurtër.

Si pasojë e zjarrit, dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe u shkrumbua totalisht.

Megjithatë, situata u vu shpejt nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera të banesës.

Sipas burimeve zjarrfikëse, shkaku i zjarrit ka qenë një rrjedhje nga bombola e gazit.