Banesa përfshiet nga flakët,ja në çfare gjendje është i mbijetuari

0

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite, në lagjen Grizë, Patos.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, në banesë jetonte 82-vjeçari, M.C i cili ka shpëtuar pa u lënduar.Mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Njoftimi i policisë

Patos/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu