Banorët në Bradashesh të Elbasanit ankohen për përmbytjet e shkaktuara nga ndërtimi i urës nga firma private

0

Një banor në zonën e Bradasheshit  në Elbasan, Nexhip Meta, tha se përmbytja e fundit i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka rrezikuar jetën e familjarëve të tij.

Në një intervistë për Syri Tv, ai deklaroi se vërshimi i ujit ka marrë rreth 20 krerë bagëti dhe afro 80 shpendë, ndërsa toka bujqësore është mbuluar nga skorje dhe inerte, duke u bërë e papërdorshme.

Sipas tij, kjo është hera e parë në 66 vite që përballet me dëme të tilla.

Meta u shpreh se firma Salillari, e cila po kryen punime pranë zonës, nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi për situatën.

Ai akuzon gjithashtu institucionet vendore dhe strukturat e emergjencave civile se nuk kanë ofruar zgjidhje apo dëmshpërblim, me arsyetimin se “nuk ka dëme në njerëz”.

“Pak ditë më parë erdhi uji, po nuk e patëm këtë përmbytje. Kurse këtë radhë qe fatale. Qe fatale sepse mund të rrezikoheshim dhe jetë njerëzish se na izolojë mijë në mënyrë të menjëhershme. Dëmi që shkaktoi ka marrë 20 bletë, edhe pula nuk gjinden asnjë.  Afërsisht ke 80 krerë me zogj, me pula, me kështu. Edhe toka që u mbulua nga skorja, se kush do e pastrojnë atë tokë, nuk e di. Firma nuk merr përsipër absolutisht asnjë gjë. E dyta që përmbytemi. Absolutisht. Ishim dje dhe në bashki, folëm me ata të emergjencave civile. Nuk ka dëme në njerëz, nuk ka probleme. Absolutisht asnjë gjë. Dëmshpërblim fare.

As firma, as pushteti lokal, asgjë.  Unë këtu kam 66 vjet që jam lind edhe u plaka këtu. Herët e tjera nuk pata dëme materiale. Uji kaloi, po dëme materiale jo. Këtë herë që dëm i madh. Tani, është shteti ai që frenon punimet, nuk jam unë. Ai e pru policinë këtu, unë s’e bi dot policinë. Këtu nuk vjen policia me mua. Kurse ai e pru policinë që ne do vazhdojmë punimet. Policia nuk është në shërbim të popullit, është në shërbim të firmave. Është në shërbim të atij më të fuqishmit. Dhe nuk është në shërbim të kujt, të atij viktimës. Kjo është gjithë pasqyra”, tha Meta.