Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Egnatias në javën e 29-të të Superiores

0

Elbasani dhe Egnatia përfunduan pa gola në ndeshjen hapëse të javës së 29-të të “Abissnet Superiores”, duke mos shfrytëzuar rastet e shumta për gol.

Kampionët në fuqi, Egnatia, luajtën pa trajnerin Tetova dhe ndihmësin Brahja, të ndëshkuar nga Disiplina, dhe nuk arritën të shënojnë në “Elbasan Arena”. Ndeshja përfundoi 0-0, me dy kartonë të kuq: Boye i Elbasanit në minutën e 7-të dhe Flamur Ruçi i Egnatias në minutën e 29-të.

Pas këtij barazimi, Elbasani mbetet në krye të renditjes me 53 pikë, një më shumë se Vllaznia, e cila ka një ndeshje më pak dhe nesër përballet me Dinamon në “Loro Boriçi”. Ndërkaq, Egnatia qëndron në vendin e 3-të me 51 pikë, duke mos arritur të ngjitet më lart në tabelë.