Sipas “The Hollywood Reporter”, Barbie e Greta Gerwig ka fituar 1.342 miliardë dollarë në arkat globale, duke u bërë filmi më i mirë komercial në historinë e Warner Bros, duke tejkaluar “Harry Potter and the Deathly Hallows – Part 2”, i cili më parë mbante titullin e publikimit me fitimet më të larta të studios pas premierës së saj në 2011 me 1.341 miliardë dollarë në mbarë botën.
Pak ditë më parë shitjet e biletave të saj tejkaluan “The Super Mario Bros Movie” nga Illumination dhe Universal i cili ishte filmi më fitues i vitit 2023 deri më tani në arkat e brendshme, raportuan media të shumta të enjten. Ndërsa në ditët në vijim pritet të kapërcejë arkëtimet dhe arkën botërore prej 1.36 miliardë dollarësh për t’u bërë filmi më fitues i vitit në mbarë botën.