Bardhi akuza për kryepolicin e Tiranës: Tonin Vocaj ushtar i bandave, po hetohet nga SPAK

0

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Ky i fundit shkoi sot në sallën e parlamentit pas protestës së deputetëve të opozitës, sepse mazhoranca nuk i dha kohën për të folur dhe të drejtat e saj. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bardhi u shpreh se Tonin Vocaj është vetëm ushtar i bandave të krimit dhe nën hetim nga SPAK.

‘Tonin Vocaj, nuk është vetëm ushtar i Taulant Ballës, është ushtar i mirëfilltë i krimit të organizuar. Ka hetime të SPAK ku përmendet zotëria në fjalë. E meqë ishim të SPAK i bëj thirrje të mos veprojë me hapin e ngadaltë që vepron sa herë preken interesa të caktuara, por ta hetojë atë dosje ku ky individ me uniformë policie, ka komunikime me banda të krimit të organizuar dhe në vend që të vijë në parlament të shkojë në SPAK të japë llogari. Nuk kam pasur kurrë asnjë kompleks të kritikoj SPAK, apo këdo tjetër për çështje konkrete. Në parim unë besoj te drejtësia dhe ndarja e pushteteve dhe tek shteti ligjor. Sa kohë që grupi parlamentar i PD, ka mbështetur SPAK dhe ngritjen e tij me votë, padyshim që ne do të duhet ta mbështesim dhe nxisim që të bëjë detyrën’, tha Bardhi.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu