Bardhi denoncon Belinda Ballukun: Si i grabiti 5 milionë euro

0

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar ministren Belinda Balluku, duke thënë se me firmën e saj është ndërtuar një objekt me vlerë 8 milionë euro, objekt që sipas tij, privati e ka ndërtuar për 3 milionë euro.

Më konkretisht, Bardhi thotë se ndërtimi, nga shteti, i digës së Zadejës ka kushtuar plot 8.2 milionë euro. Ndërsa një vepër e ngjashme dhe me parametra edhe më të larta është ndërtuar nga privati për 3.7 milionë euro.

“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!”, shkruan Bardhi në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu