Bardhi do të çojë në GJK mandatin e Xhaçkës/ Basha kundër

0

TIRANË- Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka dalë kundër lëvizjes së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të çuar sërish në Kushtetuese mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka. Basha u shpreh se se Gjykata Kushtetuese foli një herë për këtë çështje dhe se kthimi sërish atje është një lehtësim që i bëhet kryeministrit Edi Rama.

“As nuk kemi ndaluar dhe as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në gjykatë Kushtetuese është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedentë në 30 vite. Gjykata Kushtetuese ka folur. Kur flet Kushtetuesja, bindet Parlamenti. Askush nuk është mbi Gjykatën Kushtetuese, përveç Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Po pastaj ku do e çosh? Te daje Ceni? Ça do të thotë Kushtuesja? Apo bëjmë sikur! I ka zënë paniku pushtetarët shqiptarë nga SPAK. Por që në këto akte të jetë bashkëpunëtore një pjesë e opozitës, tregon krizën që ka kjo pjesë. I bëj thirrje mos fusni kokën në rërë si struci, mos bëni për budallenj shqiptarët dhe demokratët, hiqni dorë nga skemat boshe. Ta çosh në Kushtetuese do të thotë të bësh Duanë e Ramës.”, tha Basha.

Bardhi ashtu siç e kishte paralajmëruar, do të dorëzojë sot në orën 12:30 në Gjykatën Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës. Shumica parlamentare votoi me 72 vota kundër dërgimit në Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve, të cilët pretendonin se Xhaçka kishte shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik nga qeveria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu