Bardhi: Grupi i “Rithemelimit” ka synim ta kthejë 14 majin në betejë brenda demokratëve! Kjo i shërben Ramës

0

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka shprehur kritika ndaj grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili nuk pranon të bashkëpunojë me ta në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi deklaroi se grupi i Berishës duket se ka synim ta kthejë 14 majin në një betejë brenda demokratëve.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi i Berishës dhe Ilir Metës, Bardhi tha se nuk është përgjegjësia e tyre që ish-kryeministri kërkon strehë tek Partia e Lirisë.

Bardhi gjithashtu akuzoi kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili nuk pranoi regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhje. Sipas Bardhit, Celibashi tentoi të krijojë një alibi për grupin e Berishës për të mos u bashkuar në zgjedhje.

Bardhi: Unë kam një qëndrim timin, që pavarësisht konfliktit brenda PD-së, duhet të gjejmë gjuhën për të pasur një kandidat për të gjithë opozitën.

Nuk do kishte mesazh më të mirë për shqiptarët që duan ndryshimin, për të krijuar frymë në fushatë sesa gjetja e gjuhës mes demokratëve. Një pjesë e demokratëve janë kolegë brenda partisë.

Duhet të kërkojmë arsyet pse nuk merremi vesh.

Grupimi jonë ka objektiv për të qenë bashkë. Nuk them se PD-ja fiton 61 bashki. Ka një numër bashkish që nëse demokratët janë bashkë, janë të fitueshme. Sikundër ka një pjesë tjetër brenda PD-së, që kanë një objektiv tjetër që 14 majin ta kthejnë në një betejë brenda demokratëve. Këtij skenari, unë do bëj gjithçka që ky skenar të ngelë në derën e atyre që po e gatuajnë. Atyre që kanë interesa ta mbajnë zvarrë PD-në.

Ka pasur diskutime, kanë dështuar se në çdo rast që kemi diskutuaar dhe ka qenë për çështje të vogla që ishte ngërç tekniko politik. Dhe vendimi i Celibashit ishte një për të krijuar një alibi për grupin e Berishës se pse ne nuk po bashkohemi. Kjo ishte loja politike që bëri kryekomisioneri i zgjedhjeve.

Pyetje: Pjesa e Sali Berishës ka pjesën më të madhe të PD-së. Ishte përgjegjësia që Berishës që të bashkojë dhe dështoi. Ju e dini mirë se jeni pjesa më e vogël e PD-së. A e merrni përgjegjësinë që të hyni në zgjedhje dhe nëse dilni me rezultat të ulët, të shkatërroni emrin e një partie?

Bardhi: Nuk do ndodhë që nuk do ketë rezultate të ulta. S’bëhet fjalë për të shkuar në 14 maj me shumicë apo pakicë. Ka qenë palë ajo që ka kërkuar zhvillimin e proceseve të përbashkëta. Kemi prezantuar një platformë pas dorëheqjes së Bashës. Dhe ne kemi përgjegjësi. Është shumë më e madhe barra të lëmë PD-në të papërfaqësuar në zgjedhje.

Kanë gjithë hapësirën edhe pse nuk kemi ndikuar në përzgjedhjen e kandidatëve. Nuk është përgjegjësia ime që dikush zgjedh të strehohet tek partia e Metës. PD nuk është pronë e askujt. Ai që dorëzon letra, thjesht formalizon regjistrimin në zgjedhje. Pse do duhet të strehohet Këlliçi tek PL-ja?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu