Bardhi shfrytëzon lajmin për Elvis Pupën që t’i hidhte një kunj: Bota sillet

0

Sot u raportua se Elvis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa e shoqja e tij, Belina po përballet me drejtësinë në Australi, për shkak se akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike në shtëpi dhe kanë ndërhyrë në rrjetin e energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme.

Nisur nga ky lajm, ka bërë një reagim edhe Bardhi, i cili përfitoi nga rasti për të thumbuar Elvisin dhe për t’i kujtuar se ‘bota është portokall’.

“Po m’vjen keq që lexoj këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferuar të fëmijërisë. Por, le të jetë (ky rast) shembulli që bota sillet”, e nis postimin e tij Bardhi.

Më tej, shtoi:

“U ngute për të folur për dikë që as nuk e njeh, as nuk të ka dëmtuar ty kurrë. E gjatë kohës së “Big Brother” shkruaje në story “Free Bardhi” (pa arsye).  Tani po shkruaj unë “Free Elvis” (me arsye)”, referuar postimeve ironike që bënte aktori gjatë qëndrimit të Bardhit në “BBVA”, për lidhjen e tij me Sarën.

Sa i përket rastit të familjes Pupa, mediat australiane bënë me dije se çifti ka kryer aktivitet të paligjshëm në shtëpi.

Belina dyshohet nga autoritetet australiane se është përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pupa ka dalë para gjykatës në Adelaide, teksa autoritetet pretendojnë se përgjatë 4 muajve të fundit, ajo ka kultivuar dhjetëra bimë narkotike.

Po ashtu, edhe bashkëshorti i saj, aktori Elvis Pupa, dyshohet se është përfshirë në të njëjtën çështje. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Nga ana tjetër, më 20 maj, para gjyqtares Natalie Browne, avokati mbrojtjes kërkoi që Belina Pupa të lihej e lirë, pasi i duhej të udhëtonte jashtë vendit për arsye pune. Megjithatë, kërkesa nuk është pranuar nga trupa gjykuese, kjo edhe për shkak të arratisë së bashkëshortin të saj.