Basha bllokon trafikun Elbasan-Metalurgji dhe Elbasan-Tiranë/ Qindra mjete qëndrojne në rradhë

0

Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur me ovacione nga simpatizantë të shumtë në të mbledhur në tunelin e Krrabës në aksin tiranë-Elbasan.

Në fjalën e tij kryedemokrati Basha theksoi se 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit të politikës shqiptare, ku fjala e dhënë do të jetë dhe fjala e mbajtur.

Kryedemokrati u shpreh se ashtu siç PD afroi Tiranën me Elbasanin, ashtu do të afrohet dhe Shqipëria me Europën.

“Me dhjetëra herë, ndoshta qindra herë këta muajt e fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës. Të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit, ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre.

E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpitë elbasanllinjve dhe banorëve të gjithë qarkut, por jo vetëm për këtë vepër të jashtëzakonshme që shndërroi shumë dimensione të jetës së qytetarëve. Nuk kam ardhur të flas për diçka për të cilën ju keni shprehur vlerësimet tuaja.

Por kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike. Siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace, kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet.

 

8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pafund, jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, janë qytetarët që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime. Ndodhem këtu për të thënë që më 25 prill duke votuar PD, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për ndryshim, ju do votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend”, deklaroi Basha.

 

IMG_1600

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu