Basha hermetik, çfarë po ‘gatuhet’ në selinë blu

0

 

Kryedemokrati Lulzim Basha, pati një ditë intensive takimesh në selinë e Partisë Demokratike paraditen e kësaj të hëne. Teksa nuk ka bërë asnjë dalje publike që prej shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në datën 27 prill, Basha i ka fokusuar të gjitha energjitë personale dhe të forcës që ai drejton në faktimin ndërkombëtar të manipulimeve zgjedhore të 25 Prillit.

Fillimisht ditën e sotme në selinë blu mbërriti shefja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, Ursula Gacek, ku në fokus të takimit ka qenë rregullsia e procesit zgjedhor.

Pavarësisht hermeticitetit të PD-së u mësua se në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike, si Ivi Kaso apo Oerd Bylykbashi.

Fill pas Ursula Gacek, në selinë e Partisë Demokratike mbërriti ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ku tema e takimit lidhet sërish me parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu