Basha i trishtuar për ndarjen nga jeta të Bujar Nishanit

0

Deputeti demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Përmes një mesazhi në Facebook, ish-kreu i PD i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Ndonësë së fundmi Nishani ishte një ndër zërat kritikë të Bashës, kjo nuk e ka penguar atë që të trishtohet për ikjen e tij.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu