Putin i gatshëm për të rifilluar dialogun me Kievin

0

Presidenti rus Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz  konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bisedimet e paqes me Kievin.

Këtë e ka bërë të ditur Kremlini sipas agjencisë ruse Tass, shkruanla Repubblica.

Putin, vuri në dukje se negociatat “janë pezulluar për shkak të Kievit”, por konfirmoi gatishmërinë ruse për të rifilluar dialogun.

Macron dhe Scholz i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të lirojë 2500 luftëtarët e Azovstal dhe të angazhohet në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu