Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me vajzat dhe gratë e qytetit të Tiranës, ku edhe ka folur rreth të drejtës së tyrepër të marrë pjesë në politikë. Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se përgjatë një viti e gjysëm ka sakrifikuar gjithçka, duke theksuar se nuk e ka bërë për interesa personale.
Më tej ai tha se ka marrë përsipër baltën dhe sulmet që nuk bëheshin vetëm për të personalisht, por edhe për atë që ai përfaqësonte.
“Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik.
Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk behej për inertes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja” tha Basha.
Sakaq, ish-kreu i PD theksoi se rruga e bashkimit të demokratëve është bashkimi dhe vendosja e interesit të përbashkët si prioritet politik.
“Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do ti bëjë zoti më mirë?! Zotit duhet ti lutemi, por kjo nuk është strategji.
Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej.
Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha Basha.