“Basha më foli i tensionuar, ishte me persona të tjerë”, Baçi: Më ofendoi

0

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi zbuloi se është ofenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha pas ngjarjes së ndryshimit të bravës së zyrës të degës së PD-së në Fier. Në lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, Baçi tregoi se Basha ndodhej me persona të tjerë gjatë kohës kur e kontaktoi atë. Ai shtoi se më pas ka ngritur zërin e telefonit të tij, ku janë dëgjuar ofendimet e kryetarit të PD-së nga anëtarët e tjerë të degës së partisë në Fier.

“Kam pasur komunikim edhe atë ditë që u ndryshua brava. 2-3 ditë më parë më mori në telefon dhe ndodhi kur dola para PD-së se pjesa e madhe kryesisë donte të vinte te zyra. Kishim dalë për të shkuar te zyra, vendosa të bisedoja me anëtarët se ishin të irrituar se donin të shkonin te zyra. Fola para mediave dhe thashë se është turp ndryshimi i bravës.

Pas kësaj fola me Bashën ku u tha se do shpërthehej zyra nga një turmë. Basha foli i tensionuar kaloi dhe limitet.  Nuk është i denjë ky fjalor për një drejtues.

Mori në telefon 2-3 herë, por fliste në grup dhe po fliste me të tjerë. I thashë më prezanto të tjerët, unë isha në ambjent me 20-25 të tjera, e hapa telefonin me zë të lartë, në 20 veta dihet se çfarë ka thënë. Ishte komunikim jo etik për një drejtues të lartë”, u shpreh deputeti i Fierit Luan Baçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu