Basha nga Korça: Kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, ju nuk po prisni, por po i prini ndryshimit

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, teksa është pritur me entuziazëm nga mbështetësit. Basha tha se kurrë nuk ka gjetur kaq shumë gëzim dhe se korçarët nuk po e presin ndryshimin, por po i prijnë atij.

“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve. Në hyrje të Pogradecit, tek fytyra e rinisë që më kishte në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin, anembanë e ndiej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen.
E di që e keni ndrydhur brenda zemrës, dëshirën për ditën që po afron. Dhe ju nuk e përmbani dot dëshirën për ndryshim. Një ndryshim rrënjësor që e prisni prej kohësh, një ndryshim që do ju kthejë dinjitetin ju simbol i qytetarisë.
Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit”, deklaroi Basha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu