Qetësohet situata në sheshin “Skënderbej”, Dita e katërt e vaksinimit

0

Në ditën e katër të vaksinimit masiv në Tiranë për qytetarët mbi 70 vjeç situata paraqitet më e qetë. Në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” nuk vihet re radhë me të moshuar që presin.

Siç raporton gazetarja Ema Shazivari, në shesh nuk ka pasur sot grumbullime. Të moshuarit, të cilët njoftohen nga mjeku i familjes për të marrë dozën e “Sinovac” janë të ulur në karrige dhe presin radhën.

Kjo situatë e qetë vjen edhe për faktin se ndryshe nga ditët e mëparshme, sot nuk janë lejuar familjarët për të shoqëruar të moshuarit.

Ndërkaq, në shesh janë gjithashtu edhe efektivë të policisë të cilët sigurojnë mbarëvajtjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu