Basha zbulon objektivat për shëndetësinë/“Paraja ndjek pacientin”

0

Gjatë një takimi me mjekë në selinë blu, ku i ka prezantuar me programin në këtë fushë, Basha tha se objektivi i parë për ta është “Paraja ndjek pacientin”.

Sipas Bashës, ky do të jetë hapi i parë në qeverisjen e tyre, duke theksuar se një gjë e tillë do të bëhet përmes kartës së së pacientit. Kryedemokrati shton se për të është e papranueshme që qytetarët të harxhojnë dhe të kenë shëndetësinë më të keqe.

“Hapi i parë, “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit. Gjithë objektivi ynë është që këta profesorë, ta ndjejnë veten e tyre në një ambient dinjitoz të sigurt dhe të pajisur për ti shërbyer pacientit. E rëndësishme është që paraja të ndjekë pacientin. Për mua është e papranueshme që vendi dhe shoqëria të harxhojë një shumë totale dhe të ketë shëndetësinë më të keqe. Për ata që nuk paguajnë dot do të paguajë shteti”, tha Basha.

Sipas Bashës, hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. “Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu