Arrestohet 45-vjeçari, vodhi supermarketin ku punonte

0

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pai akuzohet për vjedhje.

Në pranga ka rënë shtetasi T. RR., 45 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qënë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë,  në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit T. RR., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës që ka qënë i punësuar, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në një supermarket në Sarandë,” njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu