Basha President? Fevziu: Skandal nëse do të jetë e vërtetë

0

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se nga persona pranë, Lulzim Bashës, ditën e sotme është hedhur ideja e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që të ikë nga PD-ja. I ftuar në Klan News, Fevziu u shpreh se kjo gjë i duket e sajuar dhe shtoi se nëse do të ishte e vërtetë atëherë do të ishte skandal.

“Kam disa informacione, por derisa nuk i kam të konfirmuara personalisht nuk mund t’i ndaj. Ndërkohë që sot nga njerëz pranë zotit Basha, por gjithmonë pranë, nuk kemi informacion nga burimi, është hedhur ideja ose ka pasur kontakte duke thënë që shiko, po shihet mundësia e një negocimi ndërkombëtar për ta bërë Bashën President në mënyrë që ta heqin nga PD. Kjo është një pikëpyetje tjetër nëse është e vërtetë apo jo. Mua personalisht më duket e sajuar sepse nuk mund të negociohet me një njeri që ka humbur çdo gjë për ta çuar President vetëm për të liruar PD. Kjo mendohet si një “soft exit” në mënyrë që të mos ketë probleme. Kjo pastaj do ishte skandaloze nëse ky negocim do ishte i vërtetë. Dyshoj që të jetë i vërtetë. Nëse do ishte i vërtetë do të ishte skandal sepse do ta konsideronte Presidencën e Republikës si një plaçkë tregu që i jepet një njeriu thjesht për të mos prishur atë establishmentin e brendshëm”,- tha Fevziu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu