Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se qeveria nuk ka parashikuar një pezullim të përkohshëm të asnjë takse të naftës. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ibrahimaj tha se është parashikuar një reduktim i konsumit të naftës.
Gazetarja: Kemi parë që të ardhurat që pret të arkëtojë qeveria nga taksat kombëtare janë 3 mld lekë më pak. E keni planifikuar një pezullim të përkohshëm të taksës së qarkullimit të naftës? Pse është rishikuar me ulje arkëtimi?
Ibrahimaj: Nuk kemi parashikuar një pezullim të përkohshëm të asnjë takse të naftës, por kemi parashikuar një reduktim të konsumit të naftës.