Basha pret reporterët e KiE: Qytetarët të zgjedhin deputetin dhe presidentin

0

Kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku, pritën raporterët e Këshillit të Europës të cilët ndodhën në Tiranë.

Ai prezantoi një paketë të hartuar nga ekspertë të PD-së, e cila do të ndihmojë për t’i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika.Sipas Bashës synimi i kësaj pakete është t’iu japë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër qytetarëve. Kryedemokrati thotë se reforma zgjedhore duhet t’u japë qytetarëve të drejtën ta zgjedhin deputetin dhe presidentin.

Pikat e përfshira në paketë:

  • Lista të hapura
  • Barazia e votës
  • Vota e diasporës
  • President nga populli
  • Veting për politikanët
  • Fund imunitetit nga ndjekja penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu