Basha rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike

0

Në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Basha ka arritur të grumbullojë sasinë më të madhe të votave, duke u shpallur kështu kryetari i ri i PD-së.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka publikuar rezultatet përfundimtare të procesit.

“25460 votues në lista. Rezulton se kanë marrë pjesë në votime 18.052 anëtarë të PD-së, pra rreth 71 %. Nga 18.052 anëtarë që kanë marrë pjesë në votime, në kutitë e votimit janë gjetur 18.052 fletë votimi, të pavlefshme janë gjetur 199. 17.853 janë vota të vlefshme, nga të cilat Basha ka marrë 16.196 vota dhe Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, Komisioni elektoral i PD-së deklaron fitues të zgjedhjeve Lulzim Bashën”, u shpreh Gjana.

Këshilli Kombëtar i thirrur nga sekretari i përgjithëm i PD-së, Gazment Bardhi, i shpalli të pavlefshme zgjedhjet e sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu