Basha tenton ‘pajtimin’ me bazën e PD-së, ja në cilin qytet do të mbahet takimi i parë

0

Kreu i Partisë Demokratike, i cili shpesh është akuzuar për një shkëputje nga baza e partisë, ka vendosur të dalë në takime me demokratët në terren.

I pari që do ta presë është kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Rikujtojmë se ky takim i Bashës vjen në një kohë kur pozita e tij në krye të PD-së është tronditur nga lëvizja e ish-liderit historik demokrat Sali Berisha, që prej 9 shtatorit është në përpjekje për rrëzimin e Bashës.

Basha nga ana tjetër i është kundërpërgjigjur duke e përjashtuar përgjithmonë nga PD Berishën dhe disa nga mbështetësit e tij, si dhe duke i zëvndesuar nga postet që mbajnë në PD të tjerë mbështetës.

Lëvizja më e fundit ishte ajo e sotmja, ku Basha miratoi një rregullore të re në PD, e cila parashikon zëvndesimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që mbështesin Berishën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu