Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas zgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së.
Me ironi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan: ‘Çfarë surprize! Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar” P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!
Lulzim Basha është zgjedhur zyrtarisht sërish kryetar i partisë Demokratike. Mes një procesi përplasjes brenda vetës PD, ish-kryedemokrati fitoi me 16 196 vota kundrejt rivalit të tij Gjergji Hani i cili mori 1657.
Nga 18052 anëtarë që morën pjesë, 199 vota ishin të pavlefshme.
Kështu Lulzim Basha fiton për herë të 4 garën brenda Partisë Demokratike e zgjidhet kryetar për një mandat tashmë të katërt.