LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Maliq, burri vret gruan

0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në fshatin Zemblak. Mësohet se çifti ka qenë në proces divorci.  Mësohet se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 


 

 

 


 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu