“Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias”, Meta riposton qëndrimin e RSF-së për sulmet ndaj medias: Të thyejmë censurën

0

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë deklaratën e Reporterëve pa Kufij të cilët dënuan sulmet kibernetike ndaj disa mediave pas publikimit të përgjimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj i cili është prej ditësh në përplasje të fortë me kreun e FSHF-së Armando Duka për emrin e ri të kreut të fubollit shiptarë.

“Disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një skedari audio kompromentues që zbulon kryebashkiakun e TiranësErion Veliaj në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e FSHF-së. RSF bën thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike”, shkruhej në faqen zyrtare të Reporterëve pa Kufij.

Këtë deklaratë ka rishpërndarë dhe presidenti Meta i cili shkruan: E përshëndes dhe e mbështes plotësisht qëndrimin e RSF, në solidarizim me kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë. Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias, për të thyer censurën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu