LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-kreu i të pëndjekurve politikë

0

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid 19 ish-kreu i të përndjekurve politikë, Kurt Kola.

Mësohet se Kola ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve në mushkëri, që i ka shkaktuar infektimi me Covid 19.

Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Bilal Kola, i cili ka shkruar në rrjetet sociale se i ati u nda nga jeta më 29 janar.

“Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditësh pesoi 1 komplikacion të rëndë në mushkëri, që rezuloi goditje fatale”, shkruan i biri.

POSTIMI I TE BIRIT

Te nderuar Miq, Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.

Kurt Kola lindi më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit.

Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik.

Kurti ka qenë 16-vjeç në momentin e arrestimit, për tu liruar më pas vetëm në vitin 1990.

Edhe në demokraci, Kola u dënua me 4 muaj burg, për shkak se mbështeti dhe kryesoi grevën e urisë të të përndjekurve politikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu