Para pak ditësh Gabriel Garko rrëfeu orientimin e tij s*ksual dhe se ishte gay. Ndërkohë pas deklaratës së bujshme, ka folur dhe aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar tetë vite me Garkon. Në një intervistë për “Chi”, aktroja ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre. Grimaldi tha se ata ishin një çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte s*ksi.
Ajo u shpreh:
Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë s*ks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbroja atë. Por ekzistonte një dashuri e thellë që na lidh akoma sot dhe kjo shkon përtej sferës fizike… madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të.