“Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”/ Kreu i SPAK takohet me FBI dhe DEA

0

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho ka zhvilluar takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, FBI-në dhe DEA-n. Nëpërmjet një postimi në Facebook, SPAK njofton se gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.

Braho shoqërohej nga drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko.

“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe #OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, #ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, shkruhet në postim./