Bashkëshortja e dinte lidhjen e Ademit me të dy motrat, heshti e i bëri mike

0

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e dy motrave paraditen e 31 dhjetorit 2020.

Sipas burimeve nga grupi hetimor Ademi kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me të dy motrat. Shumë vite më parë kishte qenë e lidhur me Kristinën pas ndarjes ishte lidhur me motrën tjetër, Zhaneta.

Bashkëshortja e Ademit në deklaratën e saj para grupit hetimor është shprehur se e ka ditur tradhëtinë por për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur madje ka bërë mikesha dy motrat. Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku.

Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Si ndodhi ngjarja

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament, ka marrë njërin nga fëmijët që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur karikatori bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.

Avokati: Eshte penduar
Gjykata Penale e Tiranës i dha sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”

Ndërkohë avokati ka pretenduar se klienti I tij është penduar për krimin dhe është në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe psikologjike.Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu