Bashkia Belsh hedh 10 mijë kokë rasat në liqen. Kjo është arsyeja

0

Bashkia e Belshit hodhi 10 mijë kokë rasat peshku në liqenin e këtij qyteti.

Hedhja e rasatit e llojit “Amur” u realizua sot në një nga vendet përgjatë liqenit.

Qëllimi i hedhjes së rasatit të peshkut është mjaft domethënës.
Së pari bashkia kërkon të shtojë jetën nënujore dhe faunën në këtë liqen.

Së dyti dhe mjaft e rëndësishme është që mbajë nën kontroll barërat e këqija që mbijnë nga fundi i liqenit dhe krijojnë një ambient jo të përshtatshëm humus duke i dhënë erë dhe ngjyrë jo të përshtatshme.
Dhe së treti, qëllimi i hedhjes së rasatit është edhe që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për peshkim amator.

Gjatë viteve të fundit bashkia e Belshit ka investuar shumë për ti ndryshuar pamjen këtij liqeni dhe duket se ia ka arritur. Kjo për faktin se Belshi është kthyer në një atraksion turistik dhe liqeni mbetet pika më e frekuentuar nga vizitorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu