Bashkia e Elbasanit ka nisur aktivitetet e verës, organizime të cilat synojnë rigjallërimin e jetës kulturore dhe artistike në qytet.
Aktivitet të cilat janë parashikuar të jenë të larmishme dhe të përshtatshme për çdo moshë do të vijojnë gjatë gjithë muajit Gusht.
Prej disa vitesh tashmë, Bashkia e Elbasanit i ka bërë traditë aktivitetet e verës me qëllim që periudha e pushimeve, periudha më e bukur e vitit të kalojë plot gjallëri, ashtu siç i takon qytetit të artit dhe kulturës.
Padyshim, fillimisht në fokus kanë qenë vogëlushët. Me ndihmën e animatorëve, Qendrës Kulturore të Fëmijëve dheTeatrit të Kukullave, do të zhvillohen aktivitete në çdo cep të qytetit.
Lulishtja “Aqif Pasha”, sheshi “Gensher” parku Rinia etj do të jenë skena e kësaj vere ku Bashkia Elbasan fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë.
Festojmë së bashku dhe kalojmë një verë të mrekullueshme me këngë, kërcime dhe të ftuar specialë.
Po ashtu në axhendën eaktiviteteve janë parashikuar ekspozita të ndryshme, aktivitete sportive e plot surpriza të tjera që do të na shoqërojnë gjatë gjithë muajit Gusht.