Bashkia Elbasan del me njoftimin e rëndësishëm për oraret e bllokimit të bulevardit ‘Aqif Pasha’

0

Ndryshojnë oraret e qarkullimit të automjeteve në bulevardin ‘Aqif Pasha’ në Elbasan. Lajmin e bën me dije bashkia e qytetit.

NJOFTIM
Të nderuar qytetarë dhe drejtues të mjeteve, duke nisur nga data 1 Gusht-31 Gusht do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha”.

Duke nisur nga stadiumi dhe deri tek rrethrrotullimi “1 Maji”, bulevardi do të qëndrojë i bllokuar për lëvizjet e mjeteve prej orës 19:00-22:00.

Një masë e tillë merret nga Bashkia e Elbasanit për të rikthyer shëtitjen tradicionale në muajt e verës, por gjithashtu për të ulur nivelin e ndotjes në stinën e nxehtë.

Gjithashtu gjatë ditëve të diela do të vijojë nisma e “ditës pa makina”. Të tregohemi miqësor me mjedisin, por edhe miqtë e vizitorët e shumtë që vizitojnë Elbasanin në këtë kohë.

Bashkia e Elbasanit bën apel që të evitoni sa të mundni lëvizjet me makina, të përdorni biçikletat dhe levizjet në këmbë, duke u kujdesur që mos lëvizni në orët e pikut të temperaturave.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu