Bashkia Shkodër bën bilancin e situatës, 2785 hektarë tokë ende nën ujë

0

Në qytetin e Shkodrës rreth 2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë.Sipas raportimeve të bëra nga Bashkia Shkodër në ditën e sotme ,rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Problematike mbetet situata edhe në fshatrat Shirq-Darrgjat pasi rruga është e bllokuar për shkak se ka prezencë të ujit mbi 1 m, ndërsa 100 shtëpi vijojnë ende të jenë të rrethuara nga uji.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 30.01.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 30.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.35m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 28cm.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
  2. Rruga Muriqan – Goricë ka prezencë uji rreth 20cm.
  3. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 70-80cm.
  4. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  5. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblik

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m
  2. 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Kërkohet gatishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.dhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 Malit

Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu