TIRANË- Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj pati një “përplasje” me gazetarët gjatë fjalës së mbajtur jashtë selisë së Kuvendit pas takimit me mbështetësit e tij. Ai i kujtoi dhe njëherë gazetarëve që është kryetar i Grupit Parlamentar.
Alibeaj tha se nuk mund të qortohen dot sa i përket hapave të ndërmarra për bashkim. Ai tha se duhet dalë një orë e më parë përballë atij që e quan regjimi i Edi Ramës. Ndër të tjera ai tha se duhet një bashkim në bazë dhe duhet gjetur një kandidat që përfshin të gjitha flukset.
Enkelejd Alibeaj: Kërkesa për bashkëpunim ka vajtur njësoj për të gjitha palët. Ka vetëm një palë dhe ajo është PD. Mbledhjet janë një dhe kryetari i grupit është Enkelejd Lufti Alibeaj. Kujtoni thirrjen që grupi i ka bëre deputetëve të PD. Thirrje me tekst dhe përmbajtje për të mbajtur një qëllim. Të paktën për këtë gjë nuk mund të qortohemi. Kemi dashur dhe kemi bërë gjithçka për të qenë bashkë. Ka një interes që është i madh i të gjithë shqiptarëve. Një orë e më parë t’i dalim përballë regjimit të Edi Ramës. Për të bërë këtë duhet të bashkohemi në bazë. Të gjejmë një kandidat që të përfshijë të gjithë flukset, edhe ato të çoroditura, edhe pjesën gri. Kështu do të duhet të përballemi. Të gjithë bashkë dhe me moral.