Bashkohen deputetët e PD. Mblidhen për herë të parë së bashku në selinë blu. Bardhi: U rikthyhem në shtëpi

0

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë për herë të parë pas gati 2 vitesh në selinë qëndrore. Të pranishëm në mbledhje kanë qenë 27 deputetë të opozitës, ndërkohë që 10 kanë munguar për shkak të problemeve shëndetësore apo udhëtimeve jashtë vendit.

Të pranishëm në mbledhje:

Gazment Bardhi

Agron Gjelmarkaj

Xhelal Mziu

Bledjon Nallbati

Qani Xhafa

Ludovik Hasani

Ervin Salianji

Dhurata Cupi

Zheni Gjergji

Lefter Genjeshenja

Ramadan Lika

Helidon Bushati

Petrit Doda

Flamur Noka

Edi Paloka

Oerd Bylylbashi

Ina Zhupa

Lindita Metealiaj

Greta Bardeli

Bujar Leskaj

Sorina Koti

Elda Hoti

Kasem Mahmutaj

Asllan Dogjani

Albana Vokshi

Luan Baci

Tritan Shehu

Tomor Alizoti

Mungojnë:

Sali Berisha

Saimir Korreshi

Dashnor Sula

Kastriot Piroli

Jorida Tabaku

Ferdinand Xhaferraj

Ilda Dhori

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Edmond Spaho

Bardhi njofton bashkimin e PD-së: Kjo është një ditë e mirë, demokratët po na japin kurajo

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka njoftuar sot bashkimin e partisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi ka theksuar se ata janë bashkuar në diversitet dhe se grupi Parlamentar është kthyer në shtëpinë e tyre.

Bardhi theksoi se edhe pse janë shumë më mirë se një vit parë, duhet ende punë në seli dhe në terren për të rikthyer besimin e plotë. Po ashtu sipas Bardhit, lufta e vërtetë pa kompromis dhe pa u lodhur duhet të bëhet për të larguar Edi Ramën nga pushteti.

“Para 34 vitesh shpresen e një vëndi të terrorizuar, të izoluar e të varfër përtej mjerimit e ktheu lindja e Partisë Demokratike, si shprehja më sublime e një populli që kërkonte liri dhe demokraci. Këto dy vitet e fundit, ne hymë në një rrugë që solli mosbesim, konflikt, përçarje mes demokratëve. Zgjatja e asaj situate vuri në pikëpyetje vetë ekzistencën e partisë. Kjo situatë mes nesh, e paprecedentë në llojin e vet, po ndodhte ndërsa Shqipëria humbte çdo ditë nga një tullë në themelet e brishta të demokracisë dhe pluralizmit. Vendi nuk e kishte dhe nuk e ka luksin të humbasë edhe opozitën, prandaj prej më shumë se 1 viti sëbashku me shumë kolegë brenda grupit parlamentar kemi bërë përpjekje të sinqerta, ndonjëherë edhe me kosto personale, për t’u rikthyer demokratëve shpresën tek partia e vet, tek Partia Demokratike.

Shumë do të donin që gjërat të mos kishin shkuar keq mes ne demokratëve, shumë të tjerë do të donin që bashkimi të kishte ndodhur më shpejt. Megjithatë, jam i bindur se sot, kur grupi parlamentar kthehet i bashkuar në shtëpinë e vet, kjo është një ditë e mirë për demokratët, për opozitën, për Shqipërinë! Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur demokratë! Ne jemi sot shume më mirë se 1 vit më parë, por akoma nuk jemi në lartësinë e pritshmërive të shqiptarëve ndaj nesh. Ne vërtetë sot nuk luftojmë per ekzistencë si 1 apo 2 vite më parë, por sërish përballemi me një diversioni antidemokratik, i cili akoma është shumë i strukturuar dhe i shumëllojtë. Kam bindjen dhe besimin absolut se ne do t’ia dalim të kapërcejmë pengesat që na vendosin përpara, duke punuar së bashku ketu në seli, në grupin parlamentar dhe në çdo lagje e familje shqiptare.

Bashkimi është forcë dhe jo dobësi. Bashkimi është rruga e vetme për një mëndje racionale. Partia Demokratike me aktin e bashkimit, pas një udhëtimi në errësirë, i kthen dritën vetes dhe duhet ti kthejë shpresën shqiptarëve. Me këtë motiv, ne do të jemi në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë shpresë të rinjve, burrave dhe grave që duan të ndërtojnë këtu një të ardhme për vete dhe për familjet e tyre. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë.

Prania jonë sot këtu do të thotë mirëkuptim, respekt për mendimin ndryshe. Ne jemi të bashkuar në diversitet, duke ruajtur secili qendrimet tona, sepse ne kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa nga ato që na kanë ndarë deri dje. Një parti e fortë do duhet ti përfshijë të gjithë flukset brenda vetes dhe ne kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë! Partia Demokratike ka nevojë për hapje reale, ka nevojë të korrigjojë veten, ka nevojë të njësohet me shumicën e shoqërisë shqiptare. Ajo ka nevojë ti përgjigjet nevojës që kanë qytetarët dhe të jetë zëri i asaj që shoqëria pret. Partia Demokratike është partia më properëndimore se çdo forcë tjetër politike më vend. Ne besojmë tek aleatët tanë strategjik. Ne besojmë gjithashtu, se Shqipërisë i duhet një drejtësi e pavarur, pa ndërhyrje politike, por ne duhet të theksojmë me forcë se ne nuk jemi në luftë me drejtësinë! Do ta mbështesim dhe nxisim atë pa komplekse që të zbatojë ligjin, por edhe do të themi të vërtetën para shqiptarëve sa herë që do të konstatojmë se peshorja e drejtësisë disbalancohet nga ndërhyrjet politike,” tha Bardhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu