Bashkoji duart e tua dhe shiko çfarë do të zbulosh me anë të testit

0

Kiromancia është një praktikë antike, e karakterizuar si aftësia për të rrëfyer të ardhmen përmes studimit të pëllëmbës së dorës. Origjina e saj vjen nga astrologjia hindu para mijëra vjetësh. Tani njihet dhe praktikohet në mbarë botën.

Një një sërë linjash specifike mbi pëllëmbë mbi të cilat do përqëndrohet një ‘lexues dore’, secila me lidhjet dhe domethëniet unike.

Poziciono pëllëmbët e duarve dhe shiko mënyrën se si linja e dashurisë lidhet me linjën e dorës tjetër dhe lexo më poshtë se çfarë domethënieje ka.

Linja e dorës së majtë është më e lartë se e dorës së djathtë

Këta individë nuk besojnë se dashuria është një faktor i nevojshëm në jetën e tyre për lumturinë. Janë totalisht të kënaqur që janë vetëm. Për këtë arsye, janë të gatshëm të presin sa kohë do duhet për të gjetur njeriun e duhur, në vend që të krijojnë një lidhje vetëm për të mos qenë vetëm shumë gjatë.

Linjat e dashurisë në të dy duart janë në të njëjtin nivel

Këta individë e marrin shumë seriozisht dashurinë dhe preferojnë të jenë në marrëdhënie kostante dhe afat gjata. Nuk kanë frikë nga koha, energjia dhe dedikimi që do marrë një marrëdhënie reale. Janë mëse të përgatitur të luftojnë për diçka që e ndjejnë vërtet.

Janë shumë racionalë dhe duke vlerësuar rëndësinë e rutinës kostante, janë shumë të shqetësuar kur diçka ndryshon, sidomos në minutë të fundit.

Linja e dorës së majtë është më e ulët se ajo e dorës së djathtë

Këta njerëz janë ‘shpritra të vjetër’. Të mençur më shumë se vitet që kanë, kanë një vision unik të jetës. Nuk preferojnë të bien pre e tendencave të shoqërisë modern, duke preferuar të jetojnë sipas rregullave të tyre sociale, që shpesh datojnë në kohën e kalorësisë dhe respektit.

Janë shumë intuitivë dhe posedojnë një sens të gjashtë dhe shumë rrallë, për të mos thënë kurrë, gabojnë. Këta persona janë tërheqës për partnerët dhe miqtë më të mëdhenj në moshë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu