Një person është arrestuar ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të zhvilluar në Kavajë, “Sundimi i ligjit”.
37-vjeçari u vu në pranga, pasi organizonte baste në një lokal, pronari i të cilit u procedua në gjendje të lirë.
Lokali ku viheshin bastet, ndodhet në lagjen nr.6 të qytetit të Kvaajës.
Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë.