Në javën e 17-të të Bundesligës gjermane Bayern Munich nuk e diskuton Wolfsburg. Skuadra bavareze fiton me shifrat 4-0 dhe shkon përkohësisht +9 nga Borussia Dortmund që mban vendin e dytë. Mbrëmje perfekte për djemtë e Nagelasman.
Muller në minutën e 7′ do të shënonte golin e parë. Në pjesën e dytë Upamecano dhe Sane shënuan në minutat 57′ dhe 59′. Ndërkohë për të mbyllur ndeshjen mendoi Lewandowski i cili shënoi golin e 19-të në kampionat.
Me këtë realizim polaku hyri në histori duke kaluar edhe një legjendë si Gerd Muller. Polaku e mbylli me 43 gola vitin 2021 në kampionatin gjerman. Gerd Muller kishte shënuar 42 gola në vitin 1972.





