Kampionët në fuqi të Bayern Munich triumfuan 2-1 përballë Mainz, në një sfidë që doli më e vështirë se sa mendohej në “Allianz Arena”.
Miqtë mbyllen pjesën e parë në avantazh falë golit me kokë të austriakut Karim Onisiwo (22’). Bavarezët reaguan në pjesën e dytë dhe e gjetën barazimin me anë të Kingsley Coman (53’), i cili finalizoi një assist të Tolissos.
Ndërsa goli i fitores 2-1 e realizoi Jamal Musiala (74’) që pasi shmangu një kundërshtar dhe goditi saktë, duke gjetur golin e tretë sezonal në Bundesliga.
Fitorja e sotme e ka ngjitur Bayern Munich, që stërvitet nga Nagelsmann në kuotën e 37 pikëve dhe distanca me Borussia Dortmundin ndjekës ka shkuar 6 pikë. Kjo për faktin se verdhezinjtë gabuan dhe arritën të marrin vetëm një barazim 1-1 në transfertën ndaj Bochum.
Vendasit kaluan në epërsi në sajë të penalltie të ekzekutuar saktë nga Sebastian Polter (40’). Miqtë nga Dortmundi shënuan një gol në minutën e 54-t, por VAR e anuloi. Goli i barazimit 1-1 për Borussian do të shënohej në 5 minutat e fundit nga norvegjezi Haaland (85’), që shfrytëzoi një pasim të Brandt.
Ja përfundimet e ndeshjeve të së shtunës, për javën e 15-të të Bundesligës:





