Dalin me duar plot nga festivali! Filmi për Srebrenicën fitoi tre ‘Oscar’ evropianë

0

Filmi “Quo Vadis, Aida?”, i cili trajton gjenocidin në Srebrenicë, ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Jasmila Žban, që fitoi çmimin për “Regjisorin më të mirë”, në fjalimin e saj falënderoi për bashkëpunimin gratë e Srebrenicës, ekipin e aktorëve me të cilët punoi në film, bashkëshortin e saj, producentin Damir Ibrahimoviç dhe vajzën e tyre për mbështetjen.

“Falënderoj Gratë e Srebrenicës, të cilat janë zëri më i fortë i paqes sot. Po ashtu edhe vajzën time, e cila më frymëzon të jem më e përgjegjshme për gjeneratën e grave që do të ndërtojnë një Evropë më të mirë se ajo që kemi,”– tha Zhbanić.

Çmimet jepen në 19 kategori, ndër të cilat më e rëndësishmja është filmi më i mirë. Që nga viti 1997, Çmimi Evropian i Filmit mbahet në fillim dhe në mes të dhjetorit por gjithashtu deri në të njëjtin vit Festivali quhej “Felix Awards”. Po ashtu, Jasna Đurićić fitoi çmimin si akorja më e mirë, ndërsa edhe vetë filmi fitoi çmimin e parë, duke çuar në tre numrin e trofeve të fituar.