BBC akuzohet se po ‘zhduk gratë’ duke i zëvendësuar me punonjëse transgjinore

0

Ata pretendojnë se vendet e punës që normalisht do t’i takonin grave, po i jepen grave transgjinore. BBC tha në raportin e saj të fundit të Projektit të Barazisë se në procesin e rekrutimit “ata nuk verifikojnë nëse gjinia e një kandidati ndryshon nga seksi i tyre i regjistruar në certifikatën e lindjes”.

BBC po përballet me reagime të shumta pas pretendimeve se ata do lejojnë që kuota 50/50 për meshkuj dhe femra të plotësohet nga mysafirë transgjinorë. Projekti 50:50 u themelua nga prezantuesi i lajmeve Ros Atkins në vitin 2017 me synimin për të rritur numrin e grave në ekran.

Por Atkins është kritikuar pasi tha se nuk monitorojnë nëse gjinia e një gazetari ndryshon nga ajo që është regjistruar në lindje. Këto akuza vijnë nga zëra që pretendojnë se BBC po lejon që kuotat e synuara 50/50 për punonjësit meshkuj dhe femra të plotësohen nga kandidate transgjinore.

Ata pretendojnë se vendet e punës që normalisht do t’i takonin grave, po i jepen grave transgjinore. BBC tha në raportin e saj të fundit të Projektit të Barazisë se në procesin e rekrutimit “ata nuk verifikojnë nëse gjinia e një kandidati ndryshon nga seksi i tyre i regjistruar në certifikatën e lindjes”.

Projekti ka bërë që BBC të rrisë pagat e disa prej grave me profil të lartë si Zoe Ball dhe të rrisë numrin e protagonisteve në programe si Line of Duty.

Nisma synon të jetë një “mjet i thjeshtë dhe i menaxhueshëm për të ndihmuar krijuesit dhe partnerët e programeve të BBC-së që të përmirësojnë përfaqësimin e tyre të grupeve të ndryshme”.

Por tani e tutje, kjo do të thotë se gratë transgjinore që lindin mashkull do të llogariten si femra në projektin e korporatave 50:50 – duke i ulur edhe më tej kuotat dhe mundësitë e grave për t’u punësuar në këtë agjenci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu