BE ndihmon Shqipërinë me dy helikopterë pas situatës së krijuar nga zjarret

0

Duke marrë shkas nga zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ shumë vende europiane, Bashkimi Europian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile.

Mësohet se BE do të ofrojë ndihmë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë. Bëhet e ditur se BE do të ndihmojë vendin tonë me dy helikopterë.

Kujtojmë se dje në vendin tonë u regjistrua viktima e parë nga zjarri, ku një 64-vjeçar nga Gjirokastra humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu