BE thërret takim urgjent për Lindjen e Mesme pas përshkallëzimit Izrael–Iran

0

Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i BE-së.

“Duke marrë parasysh seriozitetin e situatës në Lindjen e Mesme, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së për ditën e martë”, tha ai.