Bearti flet për herë të parë për ndarjen nga Tea Trifoni

0

Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por Beart Rexhepi dhe Tea Trifoni i kanë dhënë papritur fund lidhjes së tyre.

Ata kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Por, së fundmi Tea dhe Bearti hoqën çdo foto me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale (përveç fotos së biznesit), si dhe nuk ndiqeshin më së bashku.

Për “Express Rozë”, Bearti ka konfirmuar ndarjen publikisht, duke u përgjigjur:

“Po, është e vërtetë”, por s’ka treguar asnjë detaj më tepër.

Gjithçka nisi pas udhëtimit të tyre në Turqi.  Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu